VESHËT LLAPUSH (OTAPOSTASIS)

Otoplastika- ndryshe e njohur si kirurgji estetike e veshit, është procedurë e cila konsiston në ndryshimin e formës, pozicionit apo madhësisë së veshëve.
Kur duhet të konsiderohet procedura e Otoplastikës?
– Nëse ju shqetëson problemi se sa janë larg veshët nga koka juaj (veshët prominent),
– Nëse veshi apo veshët janë deformuar si pasojë e ndonjë lëndimi apo si pasojë e deformitetit nga lindja.
Otoplastica mund të realizohet në cilëndo moshë pasi që veshët ta arrijnë madhësinë e plotë, zakonisht pas moshës 5 vjeçare.


