Lart

Sa përqind mund të ndikojë stresi tek një abort?

Stresi dyshohet si një nga shkaqet e mundshme të abortit, por provat që e mbështesin këtë teori janë të pakta.

10 apo 20 për qind e shtatzënive të konstatuara, përfundojnë me abort. Zakonisht, shkaku i abortit të hershëm mund të jetë një anomali në kromozomet e fetusit apo një problem tjetër në zhvillimin e embrionit. Aborti i hershëm i përsëritur mund të ndodhë edhe për shkaqet të tjera, si:

-anomali kromozomesh të secilit nga prindërit;

-probleme me mpiksjen e gjakut;

-anomali në mitër apo qafën e mitrës;

-çekuilibrim hormonal;

-pengesa në lidhjen e embrionit pas mitrës.

Nëse jeni e shqetësuar për abortin e hershëm, kushtojini më tepër kujdes vetes dhe foshnjës, si dhe mundohuni të shmangni faktorët e njohur që çojnë në abort, si: pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit.

Shpërndaj
Shëndeti - Probleme.al

Probleme.al fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni [email protected]