Sëmundje e zemrës mund të konsiderohet çdo sëmundje e cila ndikon tek muskujt e zemrës, valvulat, enët, struktura, sistemi elektrik ose arteriet koronare. Simptomat e disa sëmundjeve të zemrës janë aritmia kardiake, presioni i lartë i gjakut, çrregullime të valvulave dhe defekte të lindura të zemrës. Megjithëse çdo sëmundje ndikon në zemër ndryshe, problemi përfundimtar në të gjitha sëmundjet është se ndikojnë në funksionimin jo të rregullt të pompimit të zemrës. Kështu që kujdesi për zemrën tuaj është çelësi për shëndetin. Gjeni strategji për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe për të mbajtur këtë organ vital dhe në formë përgjatë viteve.