Shëndeti mendor përfshin gjendjen emocionale, psikologjike si dhe mirëqenien sociale. Shëndeti mendor ndikon në mënyrën e të menduarit, ndjenjave dhe veprimeve. Poashtu na ndihmon si të përballojmë stresin, si sillemi me të tjerët dhe si t’i bëjmë zgjedhjet. Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm në çdo fazë të jetës, prej fëmijërisë në adoleshencë si dhe përgjatë moshës madhore.