Çrregullimet e të Ushqyerit dhe Gjumit
Çrregullimet në të ushqyer ndodhin kur kemi një marrëdhënie jo të shëndetshme me ushimin. Tre llojet kryesore të këtyre çrregullimeve janë: anoreksia, bulimia dhe ngrënia e pakontrollueshme. Çrregullimet në të ushqyer janë një problem serioz mjekësor që mund të lënë pasoja shëndetësore afatgjatë nëse nuk trajtohen me kohë. Sikurse të ushqyerit, edhe gjumi është shumë i nevojshëm për shëndetin tuaj. Gjumi ndikon në nivelin e hormoneve, disponimit dhe peshës tuaj.