Lart

Lajme

1 në 5 profesionistë të shëndetit përjetuan ankth e depresion nga pandemia

Nga një studim i ekspertëve, shkalla e depresionit u vlerësua në 21.7%, niveli i stresit në 22.1% dhe çrregullimi i stresit post-traumatik në 21.5%. Në disa zona, të tilla si Lindja e Mesme, normat janë edhe më të larta (35% depresion dhe 29% ankth).     Për krahasim, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 4.4% e popullsisë së botës vuan nga depresioni dhe 3.6% nga çrregullimet e ankthit....

Shpërndaj

Pija që forcon imunitetin dhe pastron të gjithë organizmin

Nëse shpesh jeni të mbingarkuar dhe ndiheni sikur nuk keni energji të mjaftueshme, kjo është shenja e parë që tregon se imuniteti juaj është dëmtuar. Ky trajtim përdoret në formë pijeje dhe përbërësit kryesorë janë hudhra, vaji i ullirit, mjalti natyral, çaji jeshil, më pas sasi të vogla rrëshirë, uthull molle dhe piper i zi. Përbërësit: 2 lugë hudhër të grira imët 3 lugë vaj ulliri 5 lugë gjelle mjaltë livadhi natyral 50 mililitra çaj jeshil të fortë gjysmë luge çaji piper i bluar gjysmë luge çaji rrëshirë natyrale një lugë çaji uthull molle Përgatitja: Fillimisht skuqni hudhrën në vaj ulliri për një minutë. Shtoni të gjithë përbërësit e tjerë dhe përzieni gjithçka në nxehtësi të ulët për pesë minuta. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet, më pas e hedhim në një kavanoz...

Shpërndaj
Raste reale të marra nga studimi, ku personat janë rrëfyer

Sjellja e prindërve gjatë fëmijërisë ndikon në marrëdhëniet tona me kolegët

Për fëmijët, prindërit ofrojnë një model se si mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në shoqëri dhe më gjerë dhe hulumtimet sugjerojnë se kjo ka pasoja për stilin e mëparshëm të marrëdhënjeve të fëmijëve. Sipas BBC, këto lloj studimesh mund të shpjegohen edhe nga ana gjenetike, ku  çdo lidhje midis sjelljes së fëmijëve dhe sjelljes së prindërve mund të shpjegohet,  pjesërisht nga gjenet e tyre të përbashkëta. Pavarësisht nga ky kufizim, merrni parasysh një studim që përfshiu 157 çifte, të cilat zbuluan se ata individë, prindërit e të cilëve ishin divorcuar kur ishin fëmijë kishin më shumë të ngjarë të kishin një stil të pasigurt të marrëdhënjes me të tjerët. Studimi i  psikologëve në Universitetin Purdue Calumet në shtetin amerikan të Indianës, në të cilin 150 persona  kujtuan sasinë e konfliktit...

Shpërndaj

Zbulimi i kancerit me test të thjeshtë gjaku është shumë afër

Detektimi i kancerit me një analizë të thjeshtë gjaku mund të jetë shumë shpejt i mundshëm. Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara janë duke punuar në këtë drjetim. Ata po mundohen të krijojnë teste të tilla që arrijnë të detektojnë deri në 50 lloje kanceresh, me vetëm një analizë të thjeshtë gjaku. Sipas abcneës, Galleri është një formë testimi që po analizohet vazhdimisht dhe që ka arritur të indikojë më shumë se 50 lloje kanceri në ADN-në e një njeriu. Pashtoon Kasi, drejtor kërkimor për kancer në qendrën mjekësore Weill Cornell, ka thënë se një teknologji e tillë është përdorur shumë më herët, por për qëllime të tjera. “E njëjta teknologji ka ekzistuar për më shumë se 20 vjet. Ka filluar me diagnostifikimin prenatal”, ka thënë ai. E njëjta teknologji, tani po...

Shpërndaj

Studiuesit Konstatojnë se, Oraret e Parregullta të Gjumit Lidhen me Humorin e Keq dhe Depresionin

Një orar i parregullt i gjumit mund të rrisë rrezikun e depresionit të një personi për një kohë të gjatë, aq sa të bësh më pak orë gjumë në përgjithësi, ose të qëndrosh zgjuar vonë natën, sugjeron një studim i ri. Edhe kur bëhet fjalë për disponimin e tyre të nesërmen, njerëzit, koha e zgjimit të të cilave ndryshon nga dita në ditë, mund ta gjejnë veten në një gjendje shpirtërore, tregon studimi. Studimi, i kryer nga një ekip nga Michigan Medicine, qendra mjekësore akademike e Universitetit të Miçiganit, përdor të dhëna nga matjet direkte të gjumit dhe gjendjes shpirtërore të më shumë se 2,100 mjekëve të karrierës së hershme gjatë një viti. Praktikantët, siç quhen në vitin e tyre të parë të trajnimit të qëndrimit pas shkollës...

Shpërndaj
I Deformohet Fytyra nga Boja e Flokëve

I Deformohet Fytyra nga Boja e Flokëve

Estelle, një studente franceze 19-vjeçare, u zgjua në mëngjes me kokën të fryrë për shkak të një boje flokësh. Ajo u dërgua në spital, ku mjekët i thanë se kishte ndodhur për shkak të një reaksioni që kishte ndaj lëndës para-fenilenediamin (PPD). Dhe këto reaksione, sipas mjekëve, nuk janë aspak të pazakonta. Estelle kishte dashur të lyente flokët të zinj, nga biondë. Por pak orë pasi kishte vënë bojën kishte nisur të ndiente kruarje, më pas ënjtje. Ajo u zgjua të nesërmen dhe perimetri i kokës i ishte rritur me shtatë centimetra. PPF gjendet në 90% të bojërave të flokëve, por përqendrimi i kësaj lënde është kufizuar me ligj në vitin 2013....

Shpërndaj

Në Klinikën e Syve, për 5 muaj janë kryer 760 operacione

Në Klinikën e Syve të Qendrës  Klinike Universitare të Kosovës për 5 muaj janë realizuar 760 operacione, një periudhë e vështirë për stafin shëndetësor, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19. Gjatë kësaj kohe, janë kryer 1mijë 550 procedura intravitreale në sy të Anti-VEGF dhe 6 mijë e 913 vizita specialistike dhe subspecialistike ambulatore, gjithashtu. Në numrin e përgjithshëm të operimeve të kryera, janë përfshirë edhe 84 operime të segmentit të pasmë me metodën Pars Plana Vitrectomi, e cila rishtas ka filluar të realizohet në Klinikën e Syve dhe 450 operacione të kataraktës me metodën e fakoemulsifikimit. Po ashtu, aty figurojnë edhe 57 operime të glaukomës, 43 operime të kanalit të lotit, 10 operacione të tumoreve, 9 operime të strabizmit, 32 operime të keratokonusit me metodën...

Shpërndaj
Sytë Blu Mutacioni Gjenetik

Sytë Blu Janë Krijuar nga Mutacioni Gjenetik i Ndodhur 10 mijë Vite më Parë

Vetëm 8% e banorëve në Tokë kanë sy blu, dhe kryesisht gjenden në Europën e veriut. Por njerëzit e parë në tokë nuk kanë qenë me sy blu. Bejsbollisti i famshëm Amerikan Josh Hamilton, si shumë sportistë të tjerë, rishtazi pohoi se nuk sheh mirë gjatë ditës sepse ka sy të kaltër. "Për shkak të mungesës së pigmentit në sytë me ngjyra më të lehta si sytë blu ose jeshilë në krahasim me kafen, ju merrni një dritë shumë më të padëshiruar dhe që mund të krijojnë probleme", ka thënë optometristi Richard Ison. Hamilton është shprehur se ka filluar të vejë lente kontakti të kuqe gjatë lojërave ditore për të tërhequr më pak dritë dhe ta ndihmojë atë të shohë topin më mirë. Ekziston fakti që shumica prej...

Shpërndaj
Varësia e pijës energjike

Studimi: Pija Energjike Krijon Varësi më Shumë se Kokaina

Një kanaçe me pije të gazuar ka 39 gram sheqer, e barabartë me rreth 10 lugë çaji, pra më shumë sesa duhet të konsumojmë gjatë një dite. Konsumimi i pakët i pijeve të gazuara nga dieta juaj është një mënyrë e shpejtë për të përmirësuar shëndetin dhe për të humbur peshë. Disa njerëz mund të rrijnë pa pije joalkoolike, por ka të tjerë që zbulojnë se kanë nevojë për të që në  mëngjes. Sipas CNN, pijet e gazuara energjike përbëhen nga ëmbëlsues artificialë. Sipas Gary Wenk, drejtor i programeve universitare të neuroshkencës në Universitetin Shtetëror të Ohio dhe autor i "Ushqimi në trurin tuaj", gjithçka qëndron në modelin e pijeve. Marka juaj e preferuar e pijeve është krijuar me sasinë e duhur të ëmbëltuesit, kafeinës dhe karbonacionit, për t'ju...

Shpërndaj

Shkenctarët Zbulojnë 5 Zakonet që Ju Bëjnë më të Stresuar

Të gjithë njerëzit në botë kanë qenë të stresuar si pasojë e pandemisë Covid-19 që filloi në marsin e vitit të kaluar. Për deri sa po vazhdojmë të mbajmë distancën sociale dhe të punojmë nga shtëpia edhe në këtë vit, është e rëndësishme që të mësojmë se si ta mëngojmë stresin në mënyrë që të kujdesemi edhe për shëndetin mendor edhe për sistemin imunitar. Për deri sa nuk e dimë çka do ndodhë gjatë një dite të punës e aq ma pak se çka do ndodhë në botë, janë disa ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës që ulin nivelin e stresit. Prej kalorive të tepërta e deri te gjumi jo i mirë, këto janë pesë zakonet që janë duke ju shkaktuar çdo ditë e më shumë...

Shpërndaj